Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Tërmeti/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave individuale dhe pallateve në Kurbin, Shijak e Durrës

Lapsi.al 15 July 2020
Tërmeti/ Miratohet fondi për rikonstruksionin e banesave individuale

Këshilli i Ministrave ka miratuar me anë të një VKM-je, përdorimin e fondit të rindërtimit në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës.

Ky fond i cili është miratuar në buxhetin e vitit 2020, do të përdoret për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale, të njësive të banimit në ndërtesa si dhe mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa.

”Fondi që do të përdoret kap shifrën e 1,349,321,530,38 lekëve” thuhet në VKM.

VKM-ja e plotë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, në masën 1 349 321 530,38 (një miliard e treqind e dyzet e nëntë milionë e treqind e njëzet e një mijë e pesëqind e tridhjetë presje tridhjetë e tetë) lekë, për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, dhe rikonstruksionit ose riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në bashkitë Kurbin, Shijak dhe Durrës.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e shtetit për vitin 2020, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Kurbin i transferohet fondi prej 830 944 728,38 (tetëqind e tridhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekësh për:

i. financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, në masën 470 750 000 (katërqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

ii. financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në masën 360 194 728,38 (treqind e gjashtëdhjetë milionë e njëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e njëzet e tetë presje tridhjetë e tetë) lekë.

b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi prej 127 176 802 (njëqind e njëzet e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e dy) lekësh për financimin për rikonstruksion ose riparimin e mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat).

c) Bashkisë Durrës i transferohet fondi prej 391 200 000 (treqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind mijë) lekësh për financimin e rikonstruksionit të banesave individuale dhe të njësive të banimit në ndërtesa (pallat), për ata individë të cilët përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

Rama, loja e fundit e një humbësi

ERGYS MËRTIRI/ Saga e reformës zgjedhore tashmë është shndërruar në komedi. Pas një rrugëtimi të gjatë e të mërzitshëm për miratimin e kodit zgjedhor, kur gj...

07:47

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Komb...

18:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI