Vetëm katër ditë para se të paraqitet në Hagë për intervistim, Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij shqiptare Ilir Meta.
Thaçi dhe Meta janë takuar në Gjirin e Lalzit në Durrës, ku edhe ka shtëpinë Presidenti Meta. Në shoqërinë e tyre ka qenë edhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si Presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese” shkruan Meta në Facebook.
Para intervistimit në Hagë ditën e hënë, kreu i shtetit të Kosovës Thaçi, ka paralajmëruar se nëse pretendimet ndaj tij merren parasysh, ai do të japë dorëheqjen për t’u përballur me krimet të cilat ai mohon t’i ketë kryer.