Flash

Dy raste të reja me Covid në Dibrën e Madhe

Lapsi.al 8 July 2020
Dy raste të reja me Covid në Dibrën e Madhe

Në Dibër rritet numri i të infektuarve por edhe i të vdekurve nga coronavirusi. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar dy raste të reja, e duke shkuar numri i të diagnostifikaurve në 118 gjithsej.

Në të njëjtën periudhë humbi jetën edhe në dibran, i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes, u hospitalizuar në spital në Shkup. Gjithsej 5 persona deri tani kanë humbur jetën në Dibër.

Prej tyre katër persona janë burra nga Dibra dhe një grua nga Zhupa, e cila më 26 shkurt ishte e infektuara e parë bashkërisht me bashkëshortin e saj, të cilët ishin kthyer më herët nga Italia.

Sipas të dhënave zyrtare të të infektuarve, 48 janë shëruar dhe ka 65 persona të cilët janë raste aktive, ndërsa prej tyre dhjetëra janë në Shkup.

Në fazën e parë ishin 51 të infektuar, prej të cilëve 47 u rikuperuan dhe katër humbën jetën. Pjesa tjetër, apo 67 persona janë raste të fazës së dytë, kur më 5 qershori përsëri pas 50 ditë virusi corona u rikthye në Dibër. Prej tyre vetëm një është shëruar dhe një ka humbur jetën.

Të këshilluara

Aksidentohen dy policë në Orikum

Dy policë u aksidentuan pasditen e kësaj të shtune (4 korrik) rrugës për në Orikum. Motori me të cilën ata udhëtonin ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur ...

20:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI