Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Opozita qesharake, prap ndryshon version për kodin

Lapsi.al 13 July 2020
Opozita qesharake, prap ndryshon version për kodin

Opozita e re në Parlament po shnderrohet në gallatë pasi po tërhiqet nga propozimi i saj për rritjen e pragut elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

Në propozimin e ndryshimeve kushtetuese e firmosur nga 29 deputetët të pakicës në Kuvend, vetë deputetët e opozitës së re propozuan që pragu elektoral nga 3% që është aktualisht, të rritej në 5%.

Por pas diskutimeve, përfaqësuesit e opozitës së re, janë tërhequr nga qëndrimi i mëparshëm i firmosur nga vetë ata, teksa kanë kërkuar që pragu të ulet në 2%.

Në emër të Grupit Parlamentar të Demokratëve, Korab Lita ka thënë se propozimi i tyre për rritjen e pragut në 5% dhe ndalimi i koalicioneve ngushton hendekun për futjetjen në parlament të partive të vogla. Kërkesa e Korab Litës për të zbritur nga 5 në 2% pragun elektoral, është mbështetur nga të gjithë deputetët e opozitës.

Deputeti Myslim Murrizi deklaroi gjatë fjalës së tij se e mbështet nismën e Litës, për të zbritur në 2% ndërsa pritet edhe qëndrimi i mazhorancës rreth këtij propozimi.

“Mbështes në emër të opozitës propozimin e relatorit, që të ndryshojë pragu i përqindjes që ka qenë 5% të merret në konsideratë dhe të zbresë ai prag nga 5% në 2%”, tha Murrizi.

Të këshilluara

Rama, loja e fundit e një humbësi

ERGYS MËRTIRI/ Saga e reformës zgjedhore tashmë është shndërruar në komedi. Pas një rrugëtimi të gjatë e të mërzitshëm për miratimin e kodit zgjedhor, kur gj...

07:47

Së bashku për një të ardhme më të mirë

Bashkëbisedimi më i madh global i OKB-së, #UN75, ka për të pasur më shumë pjesëmarrës nga Shqipëria, duke qenë se Vodafone Albania angazhohet t’i mbështesë Komb...

18:35

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI