Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

OBSH: Vaksina s’mund të pritet para fillimit të vitit 2021

Lapsi.al 22 July 2020
OBSH: Vaksina s’mund të pritet para fillimit të vitit 2021

OBSH thotë se hulumtuesit janë duke bërë përparim të mirë në zhvillimin e vaksinës kundër koronavirusit, por përdorimi i saj i parë nuk mund të pritet deri në fillim të vitit 2021. Mike Ryan, drejtor i programit për emergjenca pranë OBSH-së, tha se është jetike që siguria të mos vihet në pikëpyetje, edhe nëse kjo nënkupton ngadalësimin e zhvillimit të vaksinës.

“Duhet të jemi në gjendje ta shohim veten në sy dhe duhet të jemi në gjendje t’i shohim komunitetet tona dhe t’i sigurojmë se kemi ndërmarrë çdo masë paraprake që këto vaksina të jenë të sigurrta dhe efektive, përpara se t’i jepen popullsisë së përgjithshme”, u tha Ryan gazetarëve.

“Do të jetë pjesa e parë e vitit të ardhshëm kur do të fillojmë të shohim njerëz të vaksinuar”, tha ai.

Ryan tha se disa vaksina të mundshme janë në fazat e treta të testimit dhe se asnjëra nuk ka dështuar në aspektin e sigurisë ose aftësisë për të nxitur reagimin e sistemit imunitar. Dhjetëra vaksina kundër koronavirusit janë në faza të ndryshme të testimit në gjithë botën.

Këtë javë, Universiteti i Oksfordit ka bërë të ditur se vaksina që ka zhvilluar ai, duket se është e padëmshme dhe se e trajnon sistemin imunitar. Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se testimi në njerëz ka treguar se pas injektimit të vaksinës, në trupat e tyre janë krijuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut që mund ta luftojnë koronavirusin. Megjithatë, ata kanë thënë se është ende herët të dihet nëse vaksina është e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje.

Të këshilluara

Rama, loja e fundit e një humbësi

ERGYS MËRTIRI/ Saga e reformës zgjedhore tashmë është shndërruar në komedi. Pas një rrugëtimi të gjatë e të mërzitshëm për miratimin e kodit zgjedhor, kur gj...

07:47

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI