Flash

"Unë si Obama. Më hodhën një banane" Egbo flet për BBC, duke treguar racizmin që kurrë para shqiptarëve nuk e artikuloi

Lapsi.al 27 July 2020
"Unë si Obama. Më hodhën një banane" Egbo flet

Emmanuel Egbo po përjeton momentet e tij të famës, që ndoshta kurrë nuk e kishte menduar se mund ta kishte, por pikërisht atëherë trajneri nigerian, afrikani i parë që fiton një titull kampion si trajner në Europë, ka bërë xhiron e botës deri edhe tek prestigjozia BBC duke treguar histori që para gazetarëve shqiptar nuk pati guximin ti artikulojë, edhe kur është pyetur, madje e ka anashkaluar pa lojëra fjalësh: "janë keqkuptuar, nuk e thashë për racizëm por njerëz që nuk më donin të mirën". Të tillë ndoshta ka shumë, apo pak, pa lidhje me ngjyrën e lëkurës, por frazat e deklaruara për BBC, në një intervistë, vështirë se mund të keqinterpretohen...

Tirana javën e kaluar u shpall kampion - shkruan BBC Sport - Arritja e tij ishte më madhështore sepse e mori skuadrën në kohën kurrë rrezikonte rënien nga kategoria. Por ish-portieri i Super Eagles, që ka nënshtetësi të dyfishtë Nigeriane-Shqiptare, thotë se ka patur abuzim racial ndaj tij: "Kishte njerëz që nuk donin që unë të fitoja, për shkak të ngjyrës sime. Ka racizëm. Një ndeshje më hodhën një banane. Zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk bënë asgjë, sepse ishte ndeshje në transfertë. Policia dhe siguria ishin aty dhe askush nuk bëri asgjë. Kishin frikë nga tifozët aty. Nuk mund të bëja asgjë, duhej vetëm ta pranoja", ka thënë Egbo që madje ka shtuar se ndonjëherë dëgjon gjëra që i thonë shqip sepse mendojnë se nuk i kupton.

Njëherë në autobus në qytet, dy persona pas tij kanë biseduar: "ky mund të jetë i Al Qaeda. I thashë atyre, 'a mbaruat'? Ata donin të hapej toka e të futeshin për tu zhdukur në atë moment."

'Tamam si Obama'

Egbo, që më parë ka qenë trajneri i portierëve të klubit, pasi firmosi në 2014, mori drejtimin e skuadrës në fund të 2019, kur Tirana ishte e teta nga 10 skuadra në Superiore. "Po shkonim të luanim për mbijetesë. Ishim 15 pikë larg skuadrës në vend të parë (në fakt ishin 9), por me 23 ndeshje të mbetura ne fituam 20".

Egbo ka thënë se është kontaktuar nga shumë trajnerë afrikanë: "Nuk e ke idenë cfarë ke bërë për ne duke e fituar këtë kampionat'. Është tamam si kur Obama fitoi presidencën e Amerikës. Kështu shihet këtu."

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI