Flash

"Ndihem i tallur": presidenti i Fiorentinës e ka me penalltinë e Romës e sistemin e Italisë

Lapsi.al 27 July 2020
"Ndihem i tallur": presidenti i Fiorentinës e ka me

"Ka rregulla e rregullore, nëse arbitri prek topin, duke influencuar vazhdimin e aksionit, duhet ndërprerë ndeshja e topi duhet të rivihet në lojë. Do desha të na shpjegonin këtë situatë të panumërt, ku dikush vendosi të mos aplikojë rregulloren". Presidenti i Fiorentinës Rocco Commisso është një furi pas penalltisë së dhënë Romës, vendimtare për fitoren e verdhekuqve.

"Ashtu si ndodhi me mungesën e përdorimit të VAR edhe këtë herë jemi në pozitën që nuk kuptojmë kriterin që përdoret e përse nuk mund të aplikojmë rregullat e teknologjinë në mënyrë të barabartë për këdo - ka thënë Commisso përmes një komunikate në faqen zyrtare të klubit - Nuk është e mundur që futbolli italian vazhdon të bëjë këtë figurë e duhet sa më shpejt të marrim masa e të gjejmë zgjidhje urgjente. E nuk dua të shtoj gjë tjetër, kur ndihem i tallur e shoh që tallen lojtarët e mi e tifozët tanë, nuk mund të hesht, por këtë mbrëmje të gjithë e panë cfarë ndodhi e komentet këtë herë po ia lë të tjerëve".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI