Flash

Hysaj goli i parë pas 188 ndeshjesh: "Ia dedikoj gruas, vajzës sime e familjes"

Lapsi.al 26 July 2020
Hysaj goli i parë pas 188 ndeshjesh: "Ia dedikoj gruas, vajzës

Iu desh të priste 188 ndeshje e gjashtë vjet në Serie A për të shënuar golin e tij të parë, që në fakt rezultoi vendimtar për të marrë tre pikët për Napolin. Dikush në rrjetet sociale edhe ironizoi: "ky 2020 do të kujtohet më shumë për golin e Hysaj se për Koronavirus". Batutat mënjanë, kapiteni i Shqipërisë po shijon momentin: “Jam shumë i lumtur për këtë gol të parë me fanellën e kaltër, shumë bukur! Nuk ishin tifozët por po e shijoj gjithësesi, ia dedikoj gruas, vajzës sime e familjes, shpresoj të ketë të tjerë”.

Mbrojtësi anësor është në formë të mirë e mendon për sfidën Champions. “Ishin katër gola e edhe gabimet tona, fatmirësisht ka VAR! Duhet të bëjmë kujdes tek detajet e vogla. Sassuolo luan topin si Barcelona, natyrisht niveli i lojtarëve do të jetë shumë i lartë, duhet të shohim detajet e të përmirësojmë dy-tre gjëra, pastaj do jemi gati”.

Është folur shpesh për një Hysaj në dalje, sidomos në periudhën e Carlo Ancelotti që e përdori pak, pastaj me Gattuson erdhi rimotivimi: “Jam mirë, jam i qetë e duket në fushë, Napoli është shtëpia ime, do ta shijoj deri kur të vijë rinovimi ose jo, në futboll nuk dihet kurrë. Të flas me shoqërinë në fund të sezonit? Po, por më parë ka një tjetër ndeshje të rëndësishme”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI