Flash

Superioria, kampionati më i dënuar në Europë: 7 nga 10 klube kanë probleme

Lapsi.al 26 July 2020
Superioria, kampionati më i dënuar në Europë: 7 nga 10 klube

Në një llogari të shpejtë pa u futur në detajet më të hollësishme, kategoria Superiore është kampionati më i dënuar në kontinent, duke marrë parasysh edhe ato gjëra që duheshin konsideruar e nuk i morëm, apo edhe ato që mund të ndodhin shumë shpejt. Luajtëm një sezon të tërë, për të mësuar verdikte që praktikisht diheshin që në start, me ndonjë përjashtim të vogël e me dilemën se cila skuadër do të shpallet e kampion, apo kush do të fitojë Kupën e Shqipërisë. Zona europiane, që e përfolëm aq shumë se me cilat skuadra do të përfaqësoheshim ishte një dilemë fiktive: ku do të shkonin vetëm 4 klubet që mundeshin e kishin marrë licensimin.

Luftëtari e Flamurtari me problemet që kishin, nuk duhet të ishin regjistruar fare në kampionat e dihej që me ngërcin e tmerrshëm financiar do të zbrisnin një kategori më poshtë. E megjithatë, edhe nëse do të bënin një mrekulli sportive, nuk mund të luanin në kompeticionet europiane, të palicensuara. Vllaznia është pjesë e grupit të të palicënsuarve prej kohësh dhe borxhi i akumuluar është një barrë që nuk i lë zgjidhje tjetër kuqebluve për vecse të luajnë për të mos rënë nga kategoria.

Bylis, që është gjithashtu i dyshuar si i palicensuar e Tirana kampione, që për të siguruar licensimin duhet të bënte pakt me tatimet për shlyerjen e një borxhi asfikesues, po përballen me një hetim për ngjarjet në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me dyshimin për trukim. Në rast provimi, do të kemi dy skuadra të tjera të dënuara, që bashkë me Partizanin që është penalizuar me bllokimin e merkatos për një vit e çojnë në shtatë numrin e skuadrave të sanksionuara ndër 10 pjesëmarrëse në Superiore.

Skënderbeu është viktima e luksit e dënimeve të Superiores, me 10 vitet që mund vetëm ti ulë, por që nuk i prishin punë asnjë skuadre për të shkuar në Europë, cilidoqoftë pozicioni që në fund do të mbanin korcarët, shpresa e vetme e të cilëve është në Zvicër, tek Gjykata Federale. Kështu, në Europë do të shkonte gjithësesi Kukësi, Laci e Teuta, bashkë me Tiranën nëse del e pafajshme, sido të ishte renditja…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI