Flash

Williams, një foto në rrjet e gozhdon: doli nga qendra e izolimit të NBA për një funeral e përfundoi në strip

Lapsi.al 26 July 2020
Williams, një foto në rrjet e gozhdon: doli nga qendra e izolimit

Lou Williams, ylli i LA Clippers e Njeriu i Gjashtë i Vitit në fuqi, ka përfunduar nën hetim nga ana e Nba për faktin se është larguar nga qendra e grumbullimit në Orlando (ishte i autorizuar) ku do të rinisë kampionati amerikan i basketbollit dhe ka shkuar në një strip club. Një foto në rrjetet sociale, e maska e pangatërrueshme e Nba, gozhdojnë Sweet Lou, që tani rrezikon të qendrojë në karantinë për 14 ditë. "Nuk jemi të kënaqëur me atë që pamë online” ka thënë tekniku Doc Rivers duke komentuar cështjen.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar. Të mërkurën Williams luajti në testin e parë e pastaj u autorizua të largohej nga kampusi për "motive personale" sepse duhej të shkonte në një funeral, por të enjten në mbrëmje reperi Jack Harlow ka postuar në Instagram (e hoqi menjëherë) një foto me lojtarin në Magic City, një strip club i famshëm në Atlanta. Sapo shpërthyen polemikat, Harlow provoi ta mohonte duke thënë se bëhej fjalë për një foto të vjetër e se e ka postuar sepse ai e Williams janë miq të vjetër, por justifikimi nuk mban: në foto shihet maska e pangatërrueshme e Nba, që Liga i ka shpërndarë të gjithë personave të mbyllur në kampus.

Nba ka hapur një hetim, për të kuptuar sa ditë karantinë duhet të bëjë lojtari përpara se ta kthejnë brenda qendrës së izolimit. Zakonisht, kush del i nënshtrohet një periudhe 4 ditore, por ajo e Williams rrezikon të jetë 10 ditë nëse jo 14 nëse Liga e sindakata e quajnë vecanërisht të rëndë thyerjen. Williams ishte i autorizuar të dilte për të shkuar në një funeral e jo në strip club, gjë që ai e pranoi më pas se shkoi vetëm për darkë, pas funeralit, e se nuk kishte balerina të pranishme. Një detaj që nuik ka rëndësi, sidomos në krahasim me dëmin e imazhit për Nba: Williams rrezikon dënimin maksimal.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI