Flash

Video/ Goli i parë në Serie A i Hysaj, por Sassuolos i anullohen tre gola: Inter detyron Juven të fitojë

Lapsi.al 25 July 2020
Video/ Goli i parë në Serie A i Hysaj, por Sassuolos i anullohen tre

Elseid Hysaj mbrëmjen sotme festoi golin e parë absolutisht në Serie A e edhe me fanellën e Napolit. Asnjëherë në 192 prezenca me fanellën e të kaltërve (nga të cilat 187 në Serie A) në fakt mbrojtësi shqiptar, kapiteni i kombëtares kuqezi, kishte arritur të shijonte gëzimin e golit.

Ka ndodhur pikërisht në ndeshjen me Sassuolo në minutën e 8 të takimit në San Paolo, ku shkodrani që luante në krahun e majtë e jo në të djathtë si zakonisht, mori topin, depërtoi mes dy mbrojtësish e më pas nga jashtë zonës lëshoi një goditje të fuqishme që përfundoi në rrjetë. Gëzimin e ligjshëm të shqiptarit do ta zhurmojnë tre golat që iu anulluan Sassuolo: Djuricic në minutën e 37, Caputo në të 49 e Berardi në të 61 panë ti shuhet gëzimi i barazimit nga sinjalizimi i arbitrit të ndeshjes Gianluca Aureliano. Në shtesë i vë vulën fitores Allan, që fiksoi shifrat 2-0 për Napolin.

Me këtë fitore, Napoli shkon 9 pikë larg Sassuolos dhe mbetet në garë për një vend në Europë. Skuadra e Gattuso falë Hysajt është tashmë një pikë larg Milan të vendit të gjashtë e dy nga Roma e vendit të pestë.

Inter, ndërkohë, është imponuar 3-0 në shtëpinë e Genoa në javën e 36 të Serie A, duke rimarrë vendin e dytë në klasifikim, në dëm të Atalantës. Në Ferraris zikaltrit fitojnë tre pikët falë dy sulmuesve më në formë, Lukaku e Sanchez. Në minutën e 34' qedërsulmuesi belg kërcen mbi Zapata e me kokë mposht Perin. Genoa qendroi në lojë sa mundi, por në fund u detyrua të dorëzohej: Sanchez dyfishoi shifrat në minutën e 82', ndërsa dygolëshi personal i Lukakut u fiksua në minutën e 93'. Inter tashmë është 4 pikë nga Juventus, që ka një ndeshje për të luajtur, por është e detyruar të fitojë për tu shpallur kampion matematikisht dy javë para fundit.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI