Flash

Guardiola zbut kërkesën e Napolit: Koulibaly në ikje, për Osimhen e kryer

Lapsi.al 25 July 2020
Guardiola zbut kërkesën e Napolit: Koulibaly në ikje, për

Pavarësisht fjalëve të dashurisë për Napolin, e ardhmja e Kalidou Koulibaly duket gjithnjë e më pranë Premier League. Mbrojtësi senegalez ka marrë drejtimin për nga Manchester City, që ka vendosur në tavolinë një ofertë të parë prej 60 milionë euro. Shifër larg nga 100 milionët e kërkuar nga De Laurentiis, por me 75 ndoshta mund të bëhet. Javët e fundit napoletane duket të jenë edhe për Allan, shumë pranë Everton të Carlo Ancelotti, ndërsa për Osimhen mungon vetëm njoftimi.

De Laurentiis është duke projekuar lëvizje të mëdha tek Napoli mes lamtumirave e ardhjeve. Sezoni është ende në zhvillim, por është edhe koha për të programuar të ardhshmin. Sipas asaj që bën të ditur 'Il Mattino', dy kolona të vitit të fundit janë në fund të aventurës së tyre nën Vezuv. Pjesa e cmuar është natyrisht Koulibaly, gati për të bërë kapërcimin në kualitet në Premier League. Guardiola ka zgjedhur senegalezin për të përforcuar mbrojtjen, thembra e Akilit të skuadrës së tij këtë vit. Por në emergjencë të plotë Covid-19, askush nuk mund ti lejojë vetes cmenduri. Nëse De Laurentiis do të ulë pretendimet, brenda 5 tetorit Koulibaly do të zbarkojë në Manchester. Qendrori i intereson edhe Liverpool e Psg, por asnjë nuk është i gatshëm të bëjë ankand.

Në fund të aventurës është edhe Allan, tashmë jashtë projektit Gattuso. Everton e ka ngritur ofertën në 38 milionë euro duke ngushtuar edhe më shumë diferencën me kërkesën e klubit të kaltër, që tani është vetëm 2 milionë. Mesfushori brasiliano, gati të rinovojë me Ancelotti, do të fitojë rreth 4,7 milionë euro në vit për tre sezone.

Mungon vetëm firma e njoftimi për Osimhen. Në fundjavë menaxheri i lojtarit do të takojë De Laurentiis për të vënë të zezën mbi të bardhë. Një operacion prej 60 milionë euro plus bonus. Për sulmuesin e Lille do të shkojnë 5 milionë në sezon deri në 2025.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI