Flash

Barcelona luan me presion ndaj Interit: Lautaro nuk do të rinovojë "e do të vijë"

Lapsi.al 25 July 2020
Barcelona luan me presion ndaj Interit: Lautaro nuk do të rinovojë

"Me Lautaron do të flasim për rinovimin, raporti që ekziston mes nesh është ai i besimit. Ai është i kënaqur që mban veshur këtë fanellë e ne jemi të lumtur që e kemi". Fjalët e thëna pak ditë më parë nga administratori i deleguar i Inter Beppe Marotta nuk shqetësojnë Barcelonën, që dëshiron të marrë me cdo kusht argjentinasin. "Qetë", është titulli i përdorur sot nga e përditshmja katalanase 'Sport' për të përshkruar sjelljen e klubit blaugrana në lidhje me operacionin për të marrë Toro. "Lautaro dëshiron të vijë e nuk do të rinovojë".

Gjithnjë sipas asaj që referon 'Sport', në shtëpinë e Barcelonës e interpretojnë lëvizjen e Inter si një tentativë për të negociuar transferimin e Lautaro Martinez me kushte më të avantazhuara. Nga ana e tij lojtari e ka bërë zgjedhjen e pret një akord mes klubeve: Inter vazhdon të kërkojë 111 milionë euro ndërsa blaugranat ofrojnë vetëm 65. Në Spanjë vazhdojnë të mos kenë dyshime, megjithatë: në javët e para të gushtit operacioni do të përfundojë. E gjithnjë nga Spanja vjen edhe lajmi se Inter është interesuar për Rafinha, në një cështje që nuk është e lidhur me Lautaron.

Sipas asaj që bën të ditur 'Mundo Deportivo', një klub i Serie A ka kontaktuar Barcelonën për të bërë një sondazh rreth mesfushorit brazilian, në kohën kur Celta Vigo - që e kishte në huazim në këtë sezon - e ka të pamundur ta blejë për 16 milionë. Vetë Rafinha ka informuar blaugranat se ka marrë një thirrje nga një skuadër italiane, që ka një problem për faktin se nuk është e gatshme të përmbushë kërkesat ekonomike të katalanasve. E Mundo Deportivo nxjerr emrin e Inter, ku lojtari ka qenë nga janari 2018 deri në fund të sezonit i huazuar nga Barcellona.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI