Flash

Video/ "Qepe gojën, ik q**": Lampard e Klopp rrezikojnë rrahjen në Anfield

Lapsi.al 24 July 2020
Video/ "Qepe gojën, ik q**": Lampard e Klopp rrezikojnë
Ky është futbolli i ri post-Covid, me dyer të mbyllura e pa tifozë, ku dëgjohet gjithcka ndodh në fushën e lojës, përfshirë diskutimet mes trajnerëve buzë fushës. Por ajo që ndodhi në Premier League, në sfidën mes Liverpool e Chelsea gati shpërtheu "rrahjen" mes Jurgen Klopp e Frank Lampard. Në ditën e festimit zyrtar të titullit të pritur 30 vjet, Reds prisnin Chelsea në Anfield (5-3 rezultati final) e që në pjesën e parë tensioni u ngrit në qiell për një faull të Kovacic ndaj Mané, nga goditja e dënimit e të cilës erdhi goli i Alexander-Arnold. "Nuk është një faull k**i" bërtiti Lampard nga pankina e Klopp i kërkoi vazhdimisht të qetësohej deri sa gjakrat u ndezën dhe ish-mesfushori shpërtheu duke iu drejtuar kolegut: “Nuk ishte një faull i k**it, nuk po ta kërkoj ty. Qepe gojën e ik q**...". Sherri pastaj u qetësua, ndeshja vazhdoi dhe në fund dy teknikët i shtrënguan duart njëri tjetrit, por Lampard nuk hoqi dorë nga pickimi: “Nuk kam probleme me Klopp, merita Liverpool për fitoren, por nuk duhet të bëhen tepër arrogantë”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI