Flash

Ish-trajneri i Dinamos në pankinën e nënkampionëve të botës: firma deri në 2022

Lapsi.al 23 July 2020
Ish-trajneri i Dinamos në pankinën e nënkampionëve të

Zlatko Dalic do të jetë trajneri i kombëtares së Kroacisë deri në vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata kroate në Tëitter, duke shpjeguar se ish-trajneri i Dinamos së Tiranës do të udhëheqë skuadrën në Europianin e vitit të ardhshëm deri në Botërorin e Katarit 2022. Nën drejtimin e Dalic, Kroacia ka luajtur një finale historike në Kupën e Botës në Rusi kundër Francës. "Rezultatet flasin për të, është e lehtë ti rinovosh kontratën", ka thënë presidenti i Federatës kroate Davor Suker. "Nuk ka nder më të madh se të udhëheqësh kombëtaren tënde. Besoj në kualitetin dhe unitetin e skuadrës e jam shumë ambicjoz" është shprehur Dalic.

Në korrik të vitit 2008 Daliç u prezantua te Dinamo e Tiranës. Nuk ishte një emër i famshëm, por intuita e Besnik Sulajt, që në takimin e parë me trajnerin në atë kohë të Varteks, ishte thirrje e qartë për bashkëpunim. Prapaskena është se Sulaj donte ta merrte Dalic që në 2005, pas ndeshjes për Kupën Intertoto, por situata u bë e favorshme vetëm 3 vjet më pas dhe tek Dinamo kampione erdhi një teknik i ri, autoritar, që adhuronte disiplinën dhe që raportet njerëzore i vlerësonte më tepër se çdo gjë…

12 vjet më parë gjërat për Dalic nuk është se shkuan mirë tek Dinamo. Pas 6 muajsh dhe dy humbjesh rradhazi në derbi, me krenarinë e një njeriu pasionant, Zlatko dha dorëheqjen, për të arritur majat e futbollit botëror 10 vite më pas në Rusi.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI