Flash

"Duroja cdo ditë gjestet e ledhat e David Villa": New York City hap hetimin e brendshëm

Lapsi.al 23 July 2020
"Duroja cdo ditë gjestet e ledhat e David Villa": New York City

David Villa përfundon në mes të stuhisë për shkak të akuzave të një ish-punonjëse të New York City, klub në të cilin spanjolli ka luajtur nga 2015 në 2018. Sipas saj, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur, sulmuesi që u tërhoq në fillim të vitit nga futbolli, pasi kishte fituar Kupën e Perandorit në Japoni me Vissel Kobe, është fajtor për ngacmime dhe sjellje të pahijshme. Akuzat i ka hedhur Sports Illustrated duke marrë një tëeet të viktimës së pretenduar. Por "El Guaje" kundërsulmon: "Eshtë gjithcka një montazh, një mal falsiteti".

"Besoja se isha para një mundësie të jetës kur mbërrita tek New York City, por isha e detyruar të duroja cdo ditë gjestet e ledhat e papërshtatshme të David Villa ndërsa shefat e mi qeshnin e talleshin me këtë gjë", ka postuar përdoruesi @ItsmeskylerB e është marrë menjëherë nga Sports Illustrated. Zhurma ka qenë e menjëhereshme: drejtuesit e New York City kanë lajmëruar hapjen e një hetimi të brendshëm për atë që ka ndodhur, duke theksuar se "bëhet fjalë për një cështje serioze. Klubi nuk ka toleruar kurrë sjellje të tilla e do të përpiqemi të qartësojmë situatën".

Villa pretendon pafajësinë duke mohuar gjithcka. "Janë akuza në ajër e nuk arrij ti kuptoj arsyet e një gënjshtre të tillë. Nuk ka ndodhur asgjë - ka kundërsulmuar ai përmes një komunikate për shtyp - e pyes veten përse një histori e tillë kaq absurde del dy vjet pasi u largova nga Usa. I kam dënuar gjithnjë abuzimet e dhunën ndaj grave, por është e qartë se dikush do të spekulojë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI