Flash

Nga Europa me Kukësin në Divizionin e katërt francez: transferimi i Teqjas problemet e futbollit në vend

Lapsi.al 23 July 2020
Nga Europa me Kukësin në Divizionin e katërt francez: transferimi

"Klubi njofton se mbrojtësi Olsi Teqja nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit. Mbrojtësi kishte kontratë deri në fundin e këtij sezoni, por klubi ka pranuar kërkesën e futbollistit që të largohet para se të mbyllet zyrtarisht kampionati, duke mirëkuptuar dëshirën e tij për të firmosur në një kampionat tjetër. Teqja është zyrtarisht futbollist i skuadrës franceze të Beauvais Oise". Kjo është komunikata me të cilën Kukësi përshëndet qendërmbrojtësin e tij, që ka preferuar të mos luajë në Europë me Blutë, por të vazhdojë të luajë në një divizion pothuaj amator në Francë.

Një humbje për Kukësin, që me Teqjan e Obanor kishte gjetur një soliditet difensiv, që i mungonte që prej largimit të Shametit, por një humbje më e madhe do të jetë për 31 vjecarin që tashmë del nga futbolli që ka rëndësi. E thënë kështu, sepse Kukësi edhe këtë sezon do të prezantohet në Europa League dhe lojtari djeg mundësinë, për të shkuar në Divizionin e katërt francez.

Nuk është se Teqja nuk ka bërë analizën e duhur, as se humbi kthjelltësinë dhe nuk arsyetoi si duhet. Nuk është as idea për të bërë karrierë së shpejti duke e përdorur Beauvais Oise si trampolinë, duke parë moshën 31 vjecare. Transferimi i një lojtari të rëndësishëm si Teqja, që më parë ka luajtur edhe për Shkëndijën e Tetovës, është tregues i vështirësivë të mëdha që kalon futbolli në vend. Nga mungesa e komoditeteve minimale e deri tek pasiguritë e kontratave, vonesat e pagave, apo në shumë raste edhe mos marrja e tyre për muaj të tërë. Në këtë prizëm, që e vuajnë pjesa më e madhe e klubeve të Superiores, më mirë mes amatorëve francezë, aty ku ndoshta ndihesh më profesionist, se profesionistët e Shqipërisë. Ndoshta!

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/posts/2278106029001398

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI