Flash

E rrahin dhe i djegin makinën: i sapoardhuri në Francë sheh tmerr në Ligue 1

Lapsi.al 22 July 2020
E rrahin dhe i djegin makinën: i sapoardhuri në Francë sheh tmerr

Si mirëseardhje mund të ishte më e mirë. Mbrojtësi Ronael Pierre-Gabriel mbërriti vetëm pak ditë më parë në Brest. Të hënën në mbrëmje lojtari i huazuar nga Mainz është rrahur dhe makinës së tij i është vënë flaka. 22 vjecari ka bërë denoncimin e klubi i Ligue 1 ka dënuar me forcë agresionin.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar edhe imazhet e makinës, me targa gjermane, që digjej në flakë. Pak më parë, shpjegon l'Equipe, Pierre-Gabriel ishte bllokuar nga një grup djemsh, mesa duket shumë të rinj, që e kanë sulmuar dhe rrahur. Lojtari është munduar të mbrohet por pastaj ka ikur me vrap, duke braktisur makinën që i kanë vënë flakën.

Mbetet për të kuptuar, shkruan e përditshmja sportive, përse mbrojtësi që kaloi nëpër Monaco e Saint-Etienne e në qytet vetëm prej pak ditësh, qarkullon natën në një nga lagjet më të rrezikshme të qytetit breton. Klubi ka dënuar ngjarjen e policia ka hapur një hetim.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI