Flash

Në Francë zbulojnë trajnerin e ri të Barcelonës: ish-trajneri i ‘Gjelave’ i preferuari i Bartomeut

Lapsi.al 22 July 2020
Në Francë zbulojnë trajnerin e ri të Barcelonës:

Quique Setien e kishte siguruar besimin e klubit për të drejtuar skuadrën në Champions, por kjo vetëm përkohësisht. Ashtu si ishte menduar edhe po rezulton, sepse ish-trajneri i kombëtares së Francës Laurent Blanc është favoriti për tu ulur në pankinën e Barcelonës për sezonin e ardhshëm, në vend të Quique Setien.

Lajmin e ka bërë publik mëngjesin e sotëm l'Equipe, sipas të cilëve teknikut francez i është ofruar klubit blaugrana nga menaxheri i tij i ri Jorge Mendes. Në ditët e kaluara, Blanc është përfolur edhe për një kalim tek Valencia, duke parë raportet e mira mes menaxherit portugez e pronarit të klubit Peter Lim.

Gjithnjë sipas L'Equipe, Blanc ka që tani aprovimin e sekretarit teknik Eric Abidal e është i gatshëm të firmosë edhe për vetëm një sezon në mënyrë që të mos kondicionojë projektin e pasuesit të Josip Bartomeu në presidencën e Barcelonës.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI