Flash

'El Loco', Premier për ditëlindje: jeta e çmendur e idhullit të ri të Leeds

Lapsi.al 21 July 2020
'El Loco', Premier për ditëlindje: jeta e çmendur e

Në Leeds, pas rikthimit në Premier, i dedikuan një rrugë. Nga mbërritja në Angli, sidoqoftë, iu deshën pak ditë për tu bërë idhulli absolut i një qyteti të tërë të sëmurë pas futbollit. Që do të kishte feeling ishte plotësisht e dukshme... Marcelo Bielsa mbush 65 vjec. Një vit cudish, i një njeriu karizmatik, e me dashur absolute për futbollin. Një dashuri që e ka cuar të studiojë drejtimet e papritura të topit, duke tentuar ti japë një kuptim shkencor dickaje iracionale.

Lista e cmendurive që e kanë bërë të jetë për të gjithë "el loco" është pa mbarim. Nga ngjitjet mbi pemë për të ndjekur stërvitjet e lojtarëve të tij ose kundërshtarëve, në improvizimin në 2 të mëngjesit në shtëpinë e të riut Pochettino për të bindur familjen e tij kur bënte zbuluesin e talenteve për Neëell's, apo leksionet e taktikës tek vila e prindërve të tij për të testuar zgjidhje të reja loje. Tek Leeds, sezonin e kaluar, zhurmoi se spiunoi stërvitjen e Derby County para një ndeshje vendimtare për promocionin. Pasi pagoi një gjobë të kripur mbajti një konferencë shtypi prej 70 minutash në të cilën u mundua ti shpjegonte gazetarëve mënyrën e tij të analizave e studimit të skuadrave kundërshtare. Perla ishte kur skuadra e tij shënoi një gol me një lojtar të Aston Villa të dëmtuar, e tekniku i detyroi të tijtë të linin kundërshtarët të barazonin.

Pas sezonit të parë të trazuar anglez, që mbaroi keq në playoff, erdhi promocioni direkt. Guardiola e konsideron Bielsan një pikë referimi për idenë e tij të futbollit. Edhe Pochettino, Sampaoli, Martino e Gallardo. Studimi obsesiv e ka bërë të teorizojë e të vërë në praktikë një seri idesh që e bëjnë lojën e tij dicka unike. Hyri në histori për një sistem hiperofensiv, një lloj 3-3-1-3, analizoi një pafundësi ndeshjesh për të përcaktuar strukturën që mban në këmbë futbollin e tij. E kur mbajti një konferencë në Coverciano, përpara një plateje me teknikët më të përgatitur në botë, i la të gjithë gojëhapur. Mes gjërave që tha, ishte edhe teoria e famshme e 28 sistemeve të mundshme të lojës. Për shumë cudia e radhës së një të cmenduri. Për ata që duan futbollin, simboli i shpresës për një lojë më të mirë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI