Flash

Lazio pranon kushtet e Veronës: Kumbulla së shpejti bardhekaltër

Lapsi.al 21 July 2020
Lazio pranon kushtet e Veronës: Kumbulla së shpejti bardhekaltër

Claudio Lotito e Igli Tare duan ta mbyllin sa më shpejt të jetë e mundur për Marash Kumbullën, për të evituar ndërhyrjen e klubeve të interesuar (mbi të gjithë Inter). Lazio e ka me nxitim e do të sjellë në Romë mbrojtësin shqiptar të Veronës. Dje ka patur një takim tjetër mes Setti e Tares. Bardhekaltrit po luanin me cmimin, për ta ulur, shkruan Il Messaggero, por tani cmimi 20 milionë plus André Anderson e Lombardi (ashtu si insistonte Verona) duket se i kënaq të gjithë.

Klubi bardhekaltër prej kohësh e ka objektiv të parë Marash Kumbullën. Shqiptari i pëlqen si drejtorit sportiv Tare ashtu dhe teknikut Inzaghi (e blerja e tij është sugjeruar edhe nga Reja, trajneri i Shqipërisë). Në fund të qershorit, presidenti i Veronës Maurizio Setti, i shoqëruar nga drejtori sportiv D’Amico, u takuan në Villa San Sebastiano, selia e Lazios, për të folur me Lotiton e Taren për mbrojtësin. “Jemi takuar me Veronën sepse Kumbulla na intereson, mund të jetë i rëndësishëm për vitet e ardhshme – ka thënë drejtori sportiv bardhekaltër -. Nuk mendonim ta mbyllnim menjëherë tratativën për Kumbullën".

Oferta e kryeqytetasve u konsiderua e mirë por jo bindëse: në tavolinë ishin 18 milionë euro plus kartonin e një ose dy lojtarëve (Cristiano Lombardi, Sofian Kiyine e Fabio Maistro). Nuk pati sukses ofensiva e parë, por edhe e dyta nuk pati fat më të mirë. Për Kumbullën, Lotito vendosi në tavolinë 20 milionë e kartonin e André Anderson, i vlerësuar 10 milionë. Verona ka pretenduar të përfshihej edhe Lombardi, ose në alternativë, bardhakltrit të shtonin një tjetër 5 milionë cash. Kjo për shkak se verdheblutë nuk e pranuan vlerësimin 10 milionë që Lazio i bëri André Anderson.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI