Flash

Beckham, debutimi i turpshëm: askush nuk ka bërë më keq në historinë e MLS

Lapsi.al 21 July 2020
Beckham, debutimi i turpshëm: askush nuk ka bërë më keq
Pesë humbje radhazi në Mls, duke konsideruar edhe dy ndeshjet e marsit, para ndalimit të futbollit për shkak të emergjencës pandemike. Sigurisht David Beckham ëndërronte një tjetër lloj debutimi për Inter Miami, klubi amerikan ku anglezi është pronar, e natyrisht shpresonte në një lloj tjetër rekordi. Pikërisht, sepse ai i klubit të Spice Boy është nisja më e keqe e të gjitha kohërave në historinë e kampionatit amerikan. Pavarësisht gjithckaje, ish-ylli i Real e United nuk e bën dramë e duket me besim për të ardhmen, aq sa e ka shprehur mendimin e tij në rrjetet sociale, duke cituar edhe të mëdhenjtë e futbollit: “Ndonjëherë rruga është e gjatë e duhet të marrësh një pauzë”, ka shkruar në Instagram ish-futbollisti. “Manchester United, Real Madrid, La Liga e titulli në Premier nuk janë ndërtuar në një ditë… Skuadra, lojtarë e klube kanë nevojë për kohë për tu rritur në prespektivë, por kur e bëjnë, të gjithë kohët e vështira duken larg. Është e rëndësishme të marrësh kohën e duhur për të reflektuar mbi atë që kemi arritur deri tani. Jam krenar për skuadrën time, për klubin tonë e tifozët fantastikë që kemi… Durimi është virtyt”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI