Flash

Këpuca e Artë e rekordi absolut i Serie A, Ronaldo me ide të qartë: "Tani synoj Higuain"

Lapsi.al 21 July 2020
Këpuca e Artë e rekordi absolut i Serie A, Ronaldo me ide të

Golat e shënuar nga Cristiano Ronaldo ndaj Lazios hipotekojnë titullin për Juventus e shënuar rekordin e ri për portugezin. I ngjitur në kuotën e 30 golave në kampionat (golashënues bashkë me) CR7 ka fiksuar kështu 51 gola në total në Serie A, duke u bërë i pari futbollist në histori që shënon të paktën 50 gola në Itali, në Angli e Spanjë. Por jo vetëm kaq: nga mbrëmë CR7 është lojtari më i shpejtë që shënon 50 herë në A në kohën e tre pikëve, duke mundur Shevchenko (68 ndeshje), Ronaldo fenomeni (70), Milito (78) e Trezeguet (78).

Duhet shtuar se kjo për portugezin është sezoni i tetë me jo më pak se 30 gola mes Liga, Premier e Serie A. Në historinë e Juventus CR7 është i treti që shënon të paktën 30 gola në kampionat pas Felice Borel (31 në 1933/34) e John Hansen (30 në 1951/52).

"I kam mësuar të gjithë të më shohin të thyej rekorde e të vendos të rinj – komentoi portugezi – por në realitet këto janë pasojë e një procesi natyral. Rekordet janë të rëndësishëm por më e rëndësishme është të fitojë skuadra e të marrësh trofe: jemi në rrugën e duhur, duhet të përmirësohemi por rruga është e duhura".

Në focus është një tjetër record (36 golat në kampionat të Higuain me fanellën e Napolit) që mund të rrëzohet shpejt: "Po, do ishte bukur ta thyeja, të shohim..."

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI