Flash

Sherr me të gjithë në dhomat e zhveshjes: ja si lindi heshtja e Zaniolos

Lapsi.al 21 July 2020
Sherr me të gjithë në dhomat e zhveshjes: ja si lindi heshtja e

Gjithcka lindi pas një topi të humbur kundër Veronës: kështu u thye raporti mes Nicolò Zaniolo e Romës. Repubblica ka zbuluar prapaskenat e sherrit mes mesfushorit të ri, "fajtor" se nuk ndoqi një kundërshtar, e pjesës më të madhe të dhomave të zhveshjes. Fonseca, pas ndeshjes e ka kritikuar në TV ndërsa disa prej shokëve e sulmuar në dhomat e Olimpicos. Qortime që 21 vjecari i ka ndjerë shumë e prej një jave nuk ka praktikisht asnjë lloj raporti me skuadrën apo trajnerin. Nga këtu, ka lindur vendimi për tu larguar nga kryeqyteti.

Ta marrësh nga Roma nuk do të jetë një mision i lehtë, por pretendentët nuk mungojnë. Në Itali në pole është Juventus, por edhe Inter po mendon për të në rast të shitjes së Lautaro Martinez. Ka edhe pista angleze për Zaniolon, me Mourinho që e ka vënë në majën e listës së dëshirave për Tottenham. Pallotta ka marrë kohë, ndërsa Fienga do të përpiqet të ndërmjetësojë javën e ardhshme me menaxherin e lojtarit Vigorelli. Një situatë e komplikuar për të gjithë. Zaniolo dëshiron të largohet nga Roma, por klubi verdhekuq (në shitje) nuk mund ti lejojë vetes ta shesë lirë. Vlerësimi nis nga 80 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI