Flash

Zaniolo imazhi i fanellës së re të Romës: por lojtari i ka sytë nga Juventus

Lapsi.al 22 July 2020
Zaniolo imazhi i fanellës së re të Romës: por lojtari i ka

Raporti mes Romës e Zaniolos po bëhet cështja e vërtetë e verës 2020. Shoqëria e ka zgjedhur, me Pellegrinin, për rolin e testimonial të fanellës së re, por situate është gjithnjë e tensionuar. "Zhurma më e fortë është heshtja e atij që nuk përgjigjet”. Kjo është fraza e publikuar në një story në Instagram nga kampioni verdhekuq, që kompletohet nga komenti i së ëmës: "Heshtja e të pafajshëmve".

Dy pastime që janë symbol i një situate të tensionuar. Grindjes, sipas disa burimeve, tepër të ndezur me shokët pas Roma-Verona, e qortimeve publike të trajnerit, i është shtuar situata surreale e vigjiljes së ndeshjes në Ferrara me numrin 22 që nuk u grumbullua fillimisht nga Paulo Fonseca për lodhje muskulare, përpara se dëmtimi i papritur i Under të bënte të ndryshonte mendim portugezit që e përfshiu në minutën e fundit në listën anti-Spal.

Zaniolo duket tashmë i izoluar në shtëpi e se ndërhyrja e Juventus po e josh dhe shumë madje. Sigurisht, bëhet e komplikuar të mendosh se një situatë e tillë kaq e kompromentuar mund të zgjidhet me një tjetër sezon me verdhekuqtë për mesfushorin.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI