Flash

Lautaro thyen heshtjen: "Për Inter jap gjithnjë 110%"

Lapsi.al 22 July 2020
Lautaro thyen heshtjen: "Për Inter jap gjithnjë 110%"

Edhe pse e e ardhmja e tij tek Barcelona nuk është një hipotezë e perënduar, Lautaro Martinez mendon vetëm për Inter. E konfirmon deklarata e tij për mikrofonët e Matchday Programme të ndeshjes së zikaltërve kundër Fiorentinës: “Jam një djalosh që lufton gjithnjë, për objektivat e mi, për ato të skuadrës, për lumturinë e tifozëve. Conte më ka dhënë besim: është dicka shumë e rëndësishme e vendimtare, sepse ka punuar mbi mentalitetin e cdokujt prej nesh. E vlerësoj shumë, cdo ditë na përmirëson më shumë".

Lautaro më pas ka shtuar: "Ndeshja ose goli për zemër? Vështirë, sepse kur zbres në fushë dua të jap maksimumin për të bërë më mirë se herët e tjera. Ndoshta dy golat më të bukur që kam shënuar me Inter kanë qenë ato në Dortmund, por edhe ai në miqësoren me Atletico Madrid në verën e 2018-ës. Mundohem të jap gjithnjë 110% për këtë klub, për gjithë personat që e duan, për fanellën zikaltër”.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI