Flash

Miha vazhdon konfliktin me Gasp: "Po të ma tregonte mua atë gisht, nuk e di nëse do e kishte më"

Lapsi.al 22 July 2020
Miha vazhdon konfliktin me Gasp: "Po të ma tregonte mua atë

Atalanta-Bologna do të mbahet mend më shumë për atë që ndodhi në minutën e 36' të pjesës së parë, kur Sinisa Mihajlovic e Gian Piero Gasperini i thanë njëri tjetrit gjithcka. Por nëse Gasp me shtypin e ka shmangur polemikën ("Nuk isha unë që duhej të dilja jashtë"), Miha ka dashur të shpjegojë motivin e reagimit të tij.

"Cdo kush i bën rregullat në shtëpinë e tij - ka thënë tekniku i Bolonjës -. Ashtu si unë nuk i lejoj vetes të flas me pankinën e tij, edhe ai nuk ti lejojë vetes të flasë me timen, përndryshe nxehem. Nëse e bën, nuk më respekton. Nuk ka asgjë për të sqaruar, por nëse ai do ta bëjë jam i kënaqur".

Ndërsa Sinisa flet, Sky Sport tregon imazhin e Gasperinit që kthehet nga pankina e Bolonjës duke i treguar gishtin. "Nëse do ma kishte bërë mua, nuk e di nëse do ta kishte akoma gishtin…".

E ndërkohë, vjen i përpiktë skualifikimi prej një ndeshje për Gian Piero Gasperini, që nuk do të jetë në pankinë, të premten kundër Milan. Tekniku i Atalantas mori kartonin e kuq "për faktin se në të 35° e pjesës së parë, ndaj masës së kartonit të verdhë, kontestoi me forcë vendimin e arbitrit".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI