Flash

"Kur ta mësojmë ne, do ta dini edhe ju": Skënderbeu përgënjeshtron lajmin për Gjykatën Federale

Lapsi.al 22 July 2020
"Kur ta mësojmë ne, do ta dini edhe ju": Skënderbeu

Skënderbeu ka përgënjeshtruar zërat që kanë qarkulluar ditët e fundit në lidhje me një shprehje të Gjykatës Federale, për të lënë në fuqëi dënimin e dhënë nga UEFA për klubin korcar. Në fakt, pritja e ethshme për të marrë një përgjigje është zgjatur edhe më shumë për shkak të Koronavirus. Vendimi i cili pritej në fund të muajit qershor është shtyrë për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia dhe për momentin nuk ka një datë fikse për publikimin e vendimit përfundimtar.

“Nuk ka ende një vendim përfundimtar nga gjykata Federale në Zvicër në lidhje me apelimin e kryer nga klubi - shkruhet në komunikatën e bardhekuqve -. Klubi i Futbollit “Skënderbeu” mbetet në pritje të vendimit dhe sigurojmë tifozët dhe opinion publik se çdo vendim do të publikohet në kohë reale jo vetëm nga klubi por edhe nga Gjykata Federale”.

Dënimi për të mos marrë pjesë në 10 sezone ku është arritur kualifikimi për në Europë, ka qenë një traumë e rëndë për tifozët e një skuadre që bëri historinë me prezencën e dyfishtë në grupet e Europa League, ndaj dhe klubi kërkon bounsensin mediatik, për të mos trazuar atmosferën me lajme krejtësisht të paverteta.

https://www.facebook.com/kfskenderbeu.al/posts/3121983814505985

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI