Flash

Numri 3 në botë në tenis mbron Djokovic: "Gabuam, por nuk na detyroi askush"

Lapsi.al 22 July 2020
Numri 3 në botë në tenis mbron Djokovic: "Gabuam, por nuk na

Në një intervistë të dhënë për CNN, Dominik Thiem ka folur për Adria Tour, organizuar nga Novak Djokovic e në të cilin ai vetë mori pjesë. Një evend bamirësie që krijoi një vatër koronavirus. "Besoj se janë të gjithë shumë të padrejtë me të - ka shpjeguar tenisti austriak - Organizoi turneun për një qëllim të mirë, nuk detyroi askënd të shkonte e aq më tepër të luante apo ndërvepronte me të tjerët. Në fund ishte një vendim i yni. Bëmë një gabim, e na vjen keq, por për fat tani jemi shumë mirë".

Numri 3 në botë mbron kolegun serb e bën mea-culpa. "Ishte e pamundur të mbanim distancën kur fëmijët afroheshin tek ne, por edhe në këtë aspekt duhet ta pranojmë. Kemi gabuar".

Pas një shfaqje të dyfishtë në Berlin, Thiem duartroket modelin gjerman e lajmëron pjesëmarrjen e tij në US Open. "Ajo në Gjermani ishte një eksperiencë impresionuese. Besoj se të gjithë në cirkuit duhet të inspirohen nga një turne i tillë për të ndërtuar pjesën e mbetur të vitit. Masat e kontrollit për parandalimin e infektimit ishin shumë efikasë, qendruam gjithnjë në Hotel dhe e pranoj se u ndjeva i mbrojtur - shtoi ai -. Kështu mund të luhet edhe me një numër spektatorësh e me kapës topash në fushë. Për më tepër nëse do të luhet në Neë York, jam i sigurtë se do jem. Tenisi duhet të adaptohet me këtë situatë ekstreme e të kthehet gradualisht në normalitet".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI