Flash

38 golat e pësuar e 12 penalltitë kundër, Sarri enigmatik: "Humbëm sepse donim të fitonim"

Lapsi.al 24 July 2020
38 golat e pësuar e 12 penalltitë kundër, Sarri enigmatik:

"Humbëm rregullin, u barazuam pas një pjese të parë të mirë, nisëm të corganizohemi dhe e cuam ndeshjen në një plan të rrezikshëm. Pastaj e humbëm sepse donim ta fitonim me cdo kusht". Tekniku i Juventus Maurizio Sarri analizon në këtë mënyrë humbjen kundër Udinese që shtyu festën e titullit. "Më vjen keq që e humbëm këtë ndeshje. 38 golat e pësuar? Kemi edhe 12 penallti kundër. Nuk është një numër që e pësojnë skuadrat e mëdha...".

"Në këtë moment të sezonit është vështirë të jesh efikas për 90', ndeshjet janë të gjitha të cuditshme. Momenti është i vecantë e më shumë vlen të jesh i rregullt se i fortë teknikisht. Tani ta mësojmë këtë leksion - vazhdoi Sarri pas ndeshjes - Champions? Nuk shoh aq làrg. Mendoj para së gjithash për Sampdorian. Është një moment në të cilin duhet të impenjohemi tek kampionati, pastaj do mendojmë për Champions. Eshtë e vështirë të mbajmë rregullin për gjithë ndeshjen".

38 gola të pësuar faji i mbrojtjes apo i të gjithëve, por Sarri e ka përgjigjen indirekte: "Edhe 12 penallti kundër... Nuk është një numër që e pësojnë skuadrat e mëdha... Por më duket se është një numër në rritje absolute ndoshta për ne në përqindje të ezagjeruar. Higuain është i dëtmuar e është lojtari që mund të na zgjidhë ndeshjet me skuadrat që mbyllen. Duhet të bëjmë mirë me ata që kemi".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI