Në javën e 35-të të Serie A, Juventus humbet 2-1 kundër Udinese dhe duhet të shtyjë festën për titullin numër 36. Në Dacia Arena, të zotët e shtëpisë i afrohen golit pas 8' minutash lojë. Djemtë e Sarri zhbllokojnë ndeshjen me De Ligt në mnutën e 42'-të (diagonale me të djathtën nga jashtë zonës), por arrihen në minutën e 52'-të nga Nestorovski, që mposht me kokë Szczesny. Në minutën e 92'-të Fofana vulos fitoren.