Flash

17 vjeçarit i rezervohet nderimi i legjendave të futbollit: tifozët e Birmingham kundërshtojnë

Lapsi.al 23 July 2020
17 vjeçarit i rezervohet nderimi i legjendave të futbollit:
“Për gjithnjë #22 ynë”. Me këtë mesazh Birmingham ka dashur të përshëndesë tashmë ish-lojtarin e tyre Jude Bellingham. Mesfushori 17 vjecar, i kaluar tek Borussia Dortmund për 30 milionë euro, ka marrë një nderim që i është rezervuar pak legjendave të futbollit, pavarësisht moshës së re. Numri i tij, 22, në të ardhmen nuk mund të mbahet nga askush. Një gjest special për klubin, në të cilin Bellingham ka qenë debutuesi më i ri, vetëm 16 vjec. “Në një kohë kaq të shkurtër, Jude u bë një figurë ikonike për klubin, duke treguar atë që mund të arrihet përmes talentit, punës së madhe e dedikimit” ka vlerësuar Birmingham në komunikatën e postuar në faqen zyrtare. Vendimi megjithatë ka ndarë tifozerinë me shumë mbështetës të skuadrës që janë befasuar nga zgjedhja. Ka nga ata që pyesin nëse është e drejtë ti jepet një nder i tillë një lojtari të ri me vetëm 40 prezenca, ndërsa të tjerë kujtojnë si kampionë të kalibrit të Gerrard e Terry nuk kanë arritur një vlerësim të tillë.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI