Flash

Partizani në panikun e playout: kundër Vllaznisë duhet patjetër pika

Lapsi.al 24 July 2020
Partizani në panikun e playout: kundër Vllaznisë duhet

Tirana bën daljen e parë si kampione e re e vendit, në javën e 35 të kampionatit, Laçi, Kukësi e Teuta janë të sigurta që shkojnë në Europë. Pavarësisht kësaj, kurbinasit do ta provojnë deri në fund atë vendin e dytë, tani katër pikë larg, për të qenë të kompletuar edhe statistikisht. Ndeshja nuk duhet të jetë aq e luftuar sa me Tiranën në kërkim të pikëve, por gjithësesi mbetet kundërshtare skuadra e vendit të parë. Kjo edhe për të mos i dhënë mundësi parakalimi Teutës që ka një ndeshje të lehtë me Flamurtarin, të paktën në letër.

Në mbrëmje Kukësi e Skënderbeu do të japin një tjetër shfaqje të rivalëve të mëdhenj dikur, por që tani kërkojnë të rikthejnë shkëlqimin e pretendimeve. Kjo vlen sidomos për skuadrën e Ilir Dajës, që në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale, duhet të djegë një vit dënim duke u prezantuar në Europë.

Por me verdiktet e tjera të ditura, e gjithë vëmendja do të përqendrohet në kryeqytet ku Partizani e Vllaznia luajnë shumë në një ndeshje ku direkt i interesuar është edhe Bylis. Zona e playout është ende në lojë dhe shkodranët duhet të fitojnë përballë Partizanit për të vazhduar të shpresojnë për ta shmangur. Të kuqtë e Kalarit, me 50 pikë, kanë nevojë vetëm për një pikë në këtë ndeshje për ti mbajtur telashet larg, në të kundërt gjërat komplikohen, nëse shkodranët vijnë dy pikë larg.

I interesuar është edhe Bylis në kuotën 47, dy mbi Vllazninë e 3 pas Partizanit, por me një ndeshje në shtëpi me Luftëtarin për të luajtur. Ballshiotët në këtë rast shpresojnë të fitojnë kundër gjirokastritëve të pamotivuar dhe të shohin Vllazninë të ndalojë, duke e bërë të pavlerë, më, pas javën e fundit...

SUPERIORE - JAVA E 35

24/07/20

Laçi 17 : 45 Tirana

Flamurtari 17 : 45 Teuta

Partizani 17 : 45 Vllaznia

Bylis 17 : 45 Luftëtari

Kukësi 20 : 45 Skënderbeu

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI