Flash

Bayern prezanton 'xhevahirin' Sané: "Bën diferencën"

Lapsi.al 24 July 2020
Bayern prezanton 'xhevahirin' Sané: "Bën

"Me Leroy kemi firmosur me një lojtar që bën diferencën për mënyrën e tij të të qendruarit në fushë". Kështu është shprehur ish-portieri Oliver Kahn, tashmë anëtar i bordit drejtues të Bayern Mynih, gjatë prezantimit të Leroy Sané, sulmuesi që klubi gjerman e ka marrë nga Manchester City.

Për presidentin e Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, Sané është një lojtar për të cilin bavarezët "insistuan shumë, sepse ishte kërkuar me forcë nga tekniku Hansi Flick", që udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion, në kohën kur e mori skuadrën në një situatë të komplikuar.

Bayern Mynih e Manchester City arritën akordin për transferimin në Bavari të sulmuesit të datëlindjes 1996, i cili firmosi një katër vjecare, me gjermanët që derdhën në arkat e Citizens 49 milionë euro. Sipas asaj që bën të ditur ‘Bild’, anësori i sulmit në Mynih do të fitojë rreth 20 milionë euro në vit. Bayern ishte në gjurmët e tij edhe verën e kaluar, por vetëm tani mundi të bëjë goditjen pëfundimtare.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI