Flash

“Dëgjova një kërcitje”: Mbappé del nga fusha në lot, por i ka thënë presidentit të Francës fjalë optimiste

Lapsi.al 25 July 2020
“Dëgjova një kërcitje”: Mbappé del nga fusha

"Dëgjova një kërcitje. Nuk mendoj se është këputur". Në fillim lotët gjatë daljes nga fusha pas 30 minutave në finalen e Kupës së Francës mes Psg e St.Etienne për shkak të ndërhyrjes vrastare të Perrin në kaviljen e djathtë, pastaj fjalët e thënë në konfidencë me presidentin e Republikës franceze Emmanuel Macron në momentin e ndarjes së cmimeve që lënë shpresë. Kylian Mbappé do ti nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme që do të përcaktojnë një diagnozë më të saktë për dëmtimin e rëndë të pësuar në Stade de France të Saint-Denis.

Ka ankth në fakt në shtëpinë e Psg për shkak të rezultatit që do të japin kontrollet: Mbappé rrezikon të humbasë sfidën e cerekfinaleve të Champions League kundër Atalantas, në program në 12 gusht në Lisbonë.

I kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappé më pas doli në pankinë për pjesën e dytë me paterica e një mbrojtëse të kaviljes e në fund mori pjesë në ceremoninë e medaljeve të Psg për trofeun e sapofituar. "Jam vërtetë i shqetësuar", janë fjalët e teknikut të skuadrës franceze Thomas Tuchel. Për sfidën e rëndësishme në Champions kundër Atalanta do të jetë një garë me kohën. Ndërkohë, sulmuesi do të mungojë në finalen e Kupës së Ligës kundër Lion në program në 31 korrik në Saint-Denis.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI