Flash

Dëmtohet Mbappe, fërkon duart Gasperini: “Më vjen keq"

Lapsi.al 25 July 2020
Dëmtohet Mbappe, fërkon duart Gasperini: “Më vjen keq"

Gian Piero Gasperini ka tejkaluar pritshmëritë në Serie A, edhe pas barazimit me Milan në Meazza, e nis tashmë të mendojë për sfidën e Champions kundër Psg. Kampionët e Francës mund ti duhet të bëjnë pa Kylian Mbappé, që doli në lot nga fusha pas sfidës në finale e Kupës së Francës fituar kundër St. Etienne. Një mungesë që nuk mund të mos i japë shpresë teknikut bergamask, pavarësisht hidhërimin për dëmtimin e një kampioni: "U dëmtua shumë – thotë Gasp -. Më vjen keq, shpresoj që të mos jetë dicka serioze. Ai është një lojtar i madh, ne nuk nisemi të fitojmë me fatkeqësitë e të tjerëve. Nëse luan kundër këtyre lloj lojtarësh, që janë të jashtëzakonshëm, e bën rezultat, rezultati yt vlerësohet edhe më shumë".

Gasp e ka të qartë se pa Cavanin që mbylli kontratën e pa Mbappe, nuk është se humbet vlera e PSG, që mund ti besojë kualitetetve të Neymar apo Icardi: "Në këtë moment kualiteti e përfaqësimi në mbrojtje janë rritur shumë në krahasim me ndeshjet e para pas lockdoën. Edhe sot nuk ishte e lehtë kundër sulmit të Milan që është variabël, me lojtarë me karakteristika të ndryshme. Kjo është baza për të mbajtur fort furinë e një skuadre si Psg e të na vendosë në shanset për ta fituar ndeshjen".

Në fund edhe një mendim për Ilicic... "Është një lojtar që ndryshon lojë, është një lojtar që na mungon shumë sepse deri në shkurt-mars ishte vendimtar për sulmin tonë, na bën të kemi një kapërcim në kualitet. Tani shpresojmë që të mund të rikuperohet sa më shpejt".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI