Flash

Mbappé, dëmtimi në kavilje është serioz: ja rezultatet e ekzaminimeve

Lapsi.al 25 July 2020
Mbappé, dëmtimi në kavilje është serioz: ja

Kylian Mbappé, i dalë parakohe nga fusha kundër St.Etienne, për një ndërhyrje të egër të Perrin, i është nënshtruar ekzaminimeve të detajuara që kanë evidentuar një "ndrydhje të kaviljes së djathtë me lëndim të tendinës anësore të jashtme, që do të vlerësohet brenda 72 orësh". Ka shumë ankth në kampin e Psg, duke qenë se sulmuesi rrezikon jo vetëm të humbasë cerekfinalet e Champions League kundër Atalantës, në program në 12 gusht në Lisbonë, por gjithë kompeticionin.

"Jam vërtetë i shqetësuar", tha pas ndeshjes së fituar me St Ettiene, në finalen e Kupës së Francës, tekniku i francezëve Thomas Tuchel. Frikë e konfirmuar nga rezultati i kontrolleve mjekësore. Sulmuesi do të humbasë finalen e Kupës së Ligës kundër Lion në program në 31 korrik në Saint-Denis e duhet një gjysëm mrekulli për ta parë në fushë në Final Eight në Lisbonë.

https://www.youtube.com/watch?v=mZqOMePCHG8

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI