Flash

Rikuperimi i çmendur i Marquez përfundon në Q1: spanjolli tërhiqet nga GP i Andaluzisë

Lapsi.al 25 July 2020
Rikuperimi i çmendur i Marquez përfundon në Q1: spanjolli

Marc Marquez nuk ia del. Pasi zbriti në pistë në sesionin e provave të lira të GP të Andaluzisë në Jerez, tetë herë kampioni i Botës ka ngritur flamurin e bardhë e ka vendosur të mos garojë të dielën. Vendimi është marrë kur po zhvilloheshin Q1, me numrin 93 që braktisi motorin në box për tu kthyer në motorhome pas vetëm një xhiro kualifikuese.

E provoi, por në fund dhimbja në krahun e djathtë është ndjerë shumë. Pas mëngjesit të provave të lira e një sesioni të katërt ku u largua para kohe për të përgatitur kualifikueset në mënyrë optimale, Marc Marquez vendosi të braktisë Q1 pas vetëm një xhiro e skuderia Honda cka zyrtarizuar më pas tërheqjen nga gara.

Alberto Puig, përgjegjësi i skuadrës së spanjollit, ka lajmëruar tërheqjen: "Pasdite pati më tepër dhimbje në krah, ndoshta nga nxehtësia, e nuk shkoi mirë si në mëngjes. Vendosëm bashkarisht se gjëja më e mirë ishte të hiqnim dorë nga gara e të mendonim për GP në Brno".

Për herë të parë nga 2012, të dielën do të garohet Cmimi i Parë i madh pa Marquez, që ka garuar më pas të gjithë 128 garat e zhvilluara. 27 vjecari, i operuar katër ditë më parë për të rregulluar frakturën në krah, kishte marrë aprovimin për tu kthyer në pistë në fundjavën e dytë në Jerez de la Frontera. Tetë herë kampioni i Botës, mes provave të mëngjesit dhe të lirave 4, iu nënshtrua edhe fizioterapisë për të reduktuar sa më shumë të jetë e mundur dhimbjen, por gjendja pasi u rikthye mbi motor nuk u përmirësua.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI