Flash

Superioria zbulon gjithçka: java e fundit vetëm për statistikë

Lapsi.al 26 July 2020
Superioria zbulon gjithçka: java e fundit vetëm për

Vllaznia nuk justifikoi dot statusin e skuadrës së transfertës, sepse në ndeshjen ku i duhej vetëm fitorja për të vazhduar të shpresonte për të shmangur komplikimet e playout, dështoi plotësisht duke marrë një 3-0 përballë Partizanit, që e fikson matematikisht në vendin e tetë formacionin shkodran, 5 pikë larg Bylis. Pas kësaj, nuk ka më asgjë të panjohur në Superiore, për sa i takon kampionatit, që ka vërtetë edhe një ndeshje për të luajtur, por nuk ka më asgjë për të thënë. Ndeshjet e javës së 35 dhanë edhe verdiktin e fundit që ishte skuadra që do të shkonte në playout, si vendi i tetë i klasifikimit.

VERDIKTET E SEZONIT 2020-21

TIRANA – CHAMPIONS LEAGUE

KUKËSI – EUROPA LEAGUE

LAÇI – EUROPA LEAGUE

TEUTA – EUROPA LEAGUE

VLLAZNIA – PLAY OUT

FLAMURTARI – RRËZOHET

LUFTËTARI – RRËZOHET

Skuadrat që do të zbresin nga kategoria ishin vendosur prej kohësh dhe Flamurtari e Luftëtari nuk kishin më mend as për llogari e as për strategji ndeshjesh, por vetëm të mundoheshin të krijonin një ide mbi atë se cfarë do të mund të bëjnë në sezonin e ardhshëm. Deklaratat keqardhëse të Novit "erdhëm për të parë Estradën e Ballshit, por pamë të luanin Parodistët e Vlorës" janë vetëm shfryrje dufi për gjithcka shkoi keq në një vit për të të mbrapshtë.

Tirana u shpall kampion një javë më parë matematikisht dhe ndoshta bardheblutë mund të kenë keqardhjen vetëm se në daljen e parë si kampionë u fshikulluan 3-1 në Lac, në një ndeshje ku bardheblutë mezi prisnin të ktheheshin në kryeqytet. Për Europën nuk është se kishte dyshime, mes potencialit të skuadrave e dënimeve për një pjesë të mirë të klubeve: Kukësi, Laçi e Teuta do të prezantohen në Europa League. Blutë e Shehit me barazimin kundër Skënderbeut mund të kenë lënë të hapur mundësinë për të humbur vendin e dytë në javën e fundit, por jo trenin për Europë, ndërsa Teuta me fitoren jo pa frikë në Vlorë është e qetë se do të shkojë në kompeticionet europiane, edhe nëse parakalohen në javën e fundit nga Skënderbeu që është dy pikë larg, por mbetet i dënuar në pritje të shprehjes së Gjykatës Federale në Zvicër. Kështu, gjithcka e vendosur e java e fundit luhet vetëm për statistikë…

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI