Flash

"Është si të fitoja": 'Doktori' tregon vuajtjen e 17 garave zhgënjyese

Lapsi.al 26 July 2020
"Është si të fitoja": 'Doktori' tregon

Vendi i tretë, shkalla e fundit e një podiumi që i mungonte prej 17 garash "Doktorit" Valentino Rossi që, pas tërheqjes në fundjavën e kaluar, bëri një garë prej kampioni: "Jam shumë i lumtur sepse kishte kaluar shumë kohë nga podiumi i fundit e vinim nga rezultate zhgënjyese. Jam i kënaqur sepse bëmë një punë të madhe me skuadrën, të kthehesh në podium është si të ishte një fitore".

"Eshtë një podium shumë i rëndësishëm, sepse vjen pas një fundjave të kaluar dëshpëruese - shpjegoi Rossi -. Ndonjëherë shkon drejt problemeve që nuk janë logjikisht të shpjegueshëm. Nga e premtja pata ndjesi të mira, u zbavita e arrita sot i ndërgjegjshëm se mund të bëja një garë të bukur. Të arrija podiumin këtu në Jerez, ku bën nxehtë e kam vuajtur në të kaluarën, më bën të jem optimist", shtoi piloti i Yamahas.

Për "Doktorin" ka ende shumë punë për të bërë: "Nuk jam ende në maksimum, gabova kur mbylla trajektoren e Vinales duke e lënë të kalonte. Luftuam shumë katër ditë për të arritur atë që donim, nëse hiqja dorë do të bëja të njëjtën fundjavë si atëherë. Përse duhet ta kem kaq të vështirë? Sepse kanë Vinales e Quartararo që po ecin fort. E më thonë mëso të ngasësh këtë".

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI