Flash

Zgjatje e muskulit femorale: Juventus në panik për dëmtimin e Dybala

Lapsi.al 27 July 2020
Zgjatje e muskulit femorale: Juventus në panik për dëmtimin e

"Zgjatje e muskulit femoral të kofshës së majtë". Kjo është ajo që bën të ditur Juventus, përmes faqes zyrtare, si rezultat i kontrolleve mjekësore radiologjike të cilave iu nënshtrua në mëngjesin e sotëm Paulo Dybala në J|Medical. Sulmuesi argjentinas është detyruar të braktisë fushën afër fundit të pjesës së parë të ndeshjes kundër Sampdoria, pikërisht për shkak të dëmtimit. Gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite, por ky është një problem i madh për Sarrin dhe Juventus. Edhe Danilo i është nënshtruar kontrolleve diagnostikuese që rezultuan për fat negativë.

Sapo ndjeu një dhimbje në kofshën e majtë, Dybala nuk humbi kohë e kërkoi menjëherë zëvendësim. Në vend të tij Sarri nxorri në fushë Higuain. Për Joya ka nisur tashmë gara kundër kohës për të qenë në dispozicion në sfidën e rëndësishme të kthimit të 1/8 të finales së Champions League kundër Lion, në program në 7 gusht, ku duhet rikuperuar 1-0 i ndeshjes së parë në Francë.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI