Flash

Video/ Mbyllet Premier me rekorde e zhgënjime: Leicester e humbi Champions në shtëpi

Lapsi.al 26 July 2020
Video/ Mbyllet Premier me rekorde e zhgënjime: Leicester e humbi Champions

Janë Manchester United e Chelsea skuadrat angleze që kualifikohen në Champions pas javës së fundit të Premier League. Red Devils fitojnë përplasjen direkte në shtëpinë e Leicester: 2-0, me golat e Bruno Fernandes e Lingard dhe vendi i tretë pas Liverpool kampion e kushërinjve të City. Të katërtët Blues pas 2-0 së arritur ndaj Wolverhampton, që del jashtë Europa League. Aty prezantohet Tottenham, pas 1-1 në fushën e Crystal Palace. Rekord pikësh (99) për Liverpool pas 3-1 në Newcastle, rrëzohet Watford e Bournemouth.

E gjithë vëmendja ishte në përplasjen direkte të Leicester, që me një finale sezoni të tmerrshme, me 9 pikë në 9 ndeshje (ndër më të këqijat e gjithë kampionatit), edhe pse për shumë kohë i dyti, e mbylli sezonin jashtë Champions. Kualifikimi në Europa League nuk mjafton për të fshirë zhgënjimin për atë që u ndërtua në vjeshtë e dimër e që u zhbë në verë. Tensioni ishte i gjithi nga ana e Foxes, që kishin në dispozicion vetëm një rezultat në tre, shumë e vështirë kur përballë është Manchester United.

Sezoni i të dy skuadrave ndryshoi kur Greenwood i mori topin Choudhury e shërbeu për Martial, mbi të cilin ndërhyri Morgan e Evans, duke shkaktuar penalltinë që Bruno Fernandes trasformoi në të 71'. Barnes, Gray e mbi të gjitha Morgan shpenzuan raste të shumta për barazimin, para se Evans të kompletonte pasditen e tij të tmerrshme me kartonin e kuq në fund të takimit. Goli i Lingard në të 98' dyfishoi shifrat për Manchester United, për një finale edhe më të hidhur për Leicester.

ENGLAND - PREMIER LEAGUE

Arsenal 3 - 2 Watford

Burnley 1 - 2 Brighton & Hove Albion

Chelsea 2 - 0 Wolverhampton Wanderers

Crystal Palace 1 - 1 Tottenham Hotspur

Everton 1 - 3 AFC Bournemouth

Leicester City 0 - 2 Manchester United

Manchester City 5 - 0 Norwich City

Newcastle United 1 - 3 Liverpool

Southampton 3 - 1 Sheffield United

West Ham United 1 - 1 Aston Villa

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI