Flash

Portieri legjendar i Egjiptit tërhiqet 47 vjec: "U divorcova nga gruaja"

Lapsi.al 26 July 2020
Portieri legjendar i Egjiptit tërhiqet 47 vjec: "U divorcova nga

Portieri legjendar egjiptian Essam El Hadary tërhiqet në moshën 47 vjecare. Njoftimi, si bën të ditur ghanasoccernet.com, është dhënë të enjten gjatë një emisioni televiziv. Numri 1 i famshëm e ka marrë këtë vendim pasi nuk u grumbullua për Kupën e Afrikës 2019. “Futbolli është gruaja ime e dytë e sapo u divorcuam. Nuk kthehem të luaj përsëri, i gjithë sistemi është tani në krizë me shefat e klubeve që sulmojnë njëri-tjetrin. Që Zoti i ndihmoftë lojtarët!”, ka thënë El-Hadary. “Nuk ka asgjë për ti shtuar historisë sime futbollistike. Nuk ka portier në Egjipt më të mirë se unë. Jam ulur në pankinë në 1998 vetëm për kolegun Nader El-Sayed”, ka sqaruar.

El Hadary ka grumbulluar 150 ndeshje ndërkombëtare me Egjiptin nga debutimi i tij në 1996. Ka fituar Kupën e Afrikës katër herë (tre radhazi) e është zgjedhur portieri më i mirë i turneut në tre raste. Në Botërorin 2018 në Rusi, në moshën 45 vjecare e 161 ditë, u bë lojtari më i vjetër në histori që luante një ndeshje të Kupës së Botës.

High Dam (Diga, nofka e tij) ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës me Al Ahly mes 1996 e 2008, ku fitoi tetë tituj egjiptianë, tre kupa e katër superkupa kombëtare, tre Champions League afrikane, tre superkupa CAF, një Arab Club Champions Cupe e dy superkupa arabe.

El Hadary ka luajtur edhe me Sion në Zvicër në sezonin 2008-2009, duke fituar një kupë nacionale. Eksperiencat e tjera i ka me sudanezët e Al Merreikh SC (dy kampionate e kupa kombëtare të fituara mes 2011 e 2013), Al Taawoun në Arabi Saudite e përsëri në Egjipt me Ismaily SC, Wadi Degla SC, Zamalek SC, Ittihad Alexandria e Nogoom FC.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI