Flash

Gola, prezenca, rekorde: numrat e pabesueshëm të sezonit të CR7 me Juventus

Lapsi.al 27 July 2020
Gola, prezenca, rekorde: numrat e pabesueshëm të sezonit të CR7

Nëse vitin e kaluar impakti i tij me realitetin juventin ishte i jashtëzakonshëm, sezoni i dytë në Torino i Cristiano Ronaldo ishte ai i kurorëzimit, nëse mund të flitet me këtë term për një kampion të afirmuar si ai. Titulli i nëntë radhazi ka kaluar mbi të gjitha përmes veprimeve të tij e nga golat e tij: 31, deri tani në kampionat. Të cilave i duhen shtuar 2 në Champions e po aq në Kupën e Italisë. Numra që i kanë dhënë një rekord të jashtëzakonshëm, edhe pse akoma të përmirësueshëm për vetë CR7.

Portugezi është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Serie A që arriti 50 gola të shënuar: iu deshën vetëm 61 prezenca në dy vjet. Para tij rekordi i takonte Andriy Shevchenko, që i kishte arritur në 68 takime.

Èshtë bërë lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Premier League, Liga e Serie A.

U bë lojtari i tretë në historinë të Juventus që shënon të paktën 30 gola sezonalë në kampionat: para tij kishte arritur vetëm John Hansen (30 në 1951-52) e Felice Borel (31 në 1933-34). I mjafton një gol në dy javët e fundit për tu bërë më i miri i të gjitha kohëve e të mposhtë një rekord që zgjat 86 vjet. Në këtë sezon, impakti i tij ishte vendimtar, duke qenë se ka vënë shenjën në 42% të golave të skuadrës (31 në 71). Duhet kujtuar që portugezi është një makinë e vërtetë, duke qenë se në gjithë sezonin është zëvendësuar vetëm dy herë: në ndeshjen e vajtjes me Milan e në kthimin me Genoa. Në të gjithë ndeshjet e tjera që ka zbritur në fushë, ka luajtur për 90'.

Në 22 shkurt, kundër Spal, ka arritur Fabio Quagliarella e Gabriel Omar Batistuta në kuotën 11 në krye të klasifikimit të lojtarëve që shënuan për më shumë ndeshje radhazi në Serie A. Në 2020, mes të tjerash, ka shënuar në të gjitha ndeshjet që luajti me përjashtim të sfidave kundër Inter, Sassuolo e Udinese.

Për të fituar klasifikimin e golashënuesve (e ndoshta të mundë rekordin e shokut të skuadrës Higuain me 36 gola në një sezon) duhet një mrekulli, pas tripletës së Immobile kundër Veronës. Po për një Cristiano Ronaldo kështu, asnjë nuk është e pamundur.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI