Flash

Dy brinjë të thyera, lamtumirë Barcelona: Napoli humb qendërmbrojtësin për Champions

Lapsi.al 27 July 2020
Dy brinjë të thyera, lamtumirë Barcelona: Napoli humb

Është më serioz nga sa parashikohej dëmtimi i Kostas Manolas, i cili doli në dhimbje në fund të ndeshjes kundër Sassuolo. Qartësimet mjekësore, si komunikon vetë klubi i Napolit, "kanë evidentuar thyerjen e brinjës së katërt e të pestë në krahun e majtë". Mbrojtësi "do të kryejë terapi e gjendja e tij do të vlerësohet cdo ditë". E sigurtë mungesa kundër Inter, por duke parë shkallën e dëmtimit është në rrezik edhe ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions League kundër Barcelonës.

Napolin e pret sfida në Camp Nou të shtunën në 8 gusht, pas 1-1 në vajtje në 25 shkurt. Qendrori grek ka rreth dy javë kohë për tu kthyer në dispozicion të Gattuso përpara takimit më të rëndësishëm të verës napoletane. Në rast se nuk do tia dalë dot, ashtu si janë të gjitha gjassat, Gattuso mund të provojë kartën Maksimovic në krah të Koulibaly: serbi ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar pas rifillimit të Serie A e ka dhënë garanci në prapavijën e të kaltërve.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI