Flash

"Nëse fituat edhe me mua, jeni të fortë": batuta e Sarrit pas titullit me Juven bën jehonë

Lapsi.al 27 July 2020
"Nëse fituat edhe me mua, jeni të fortë": batuta e

Duke braktisur menjëherë fushën në momentin e fërshëllimës finale, pa festuar me lojtarët e tij, Maurizio Sarri ka qenë ndër më të ekzaltuarit në dhomat e zhveshjes. Tekniku fillimisht u mbulua me shkumë rroje nga Cuadrado, pastaj hapi shampanjën. Eshtë titulli i tij i parë si trajner në Itali, ashtu si edhe i pari trofe në pankinën e Juventus, gjë që duke parë moshën e karrierën e tij e ka lejuar të bëjë batutën. "Nëse arritët të fitoni me mua, jeni vërtetë të fortë", ka thënë tekniku me ironinë e tij toskane, para se ta konfirmojë edhe para gazetarëve.

Batuta ndoshta është bërë edhe për shkak të impaktit të tij të vështirë në Torino, për të kaluarën e tij napoletane: "Këtu duhet të hysh në majë të gishtave e pastaj të fillosh dalëngadalë të ndryshosh gjërat që për ty nuk shkojnë, nuk mund ta bësh menjëherë: sipas meje do të ishte pak inteligjente".

Tekniku ka hequr edhe ndonjë gur nga këpuca: "Nuk e di nëse jam i nënvleftësuar, e di që trajnerë në aktivitet që kanë fituar në Itali e Europë ka pak. Shumë pak. Ajo që ka qenë konstante në këto 9 vjet është shoqëria. Kjo shoqëri të vë në kushte të fitosh, nga jashtë mund të duket një shoqëri e ftohtë, por në momentet e vështira të qendron pranë. Mendoj se ka shumë meritë të tyre në këtë radhë titujsh".

Në fund, kreditet i ka dhënë për ata që pritej: "Cristiano e Dybala bëjnë diferencën, pjesa më e madhe e meritës për titullin kampion është e tyre. Ky sezon ishte i vështirë. Të fitosh është e vështirë në një skuadër që fiton prej shumë vitesh", ka thënë tekiniku toskan.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI