Flash

Dëmtimi i Mbappé serioz: dalin rezultatet dhe kohët e rikuperimit të francezit

Lapsi.al 27 July 2020
Dëmtimi i Mbappé serioz: dalin rezultatet dhe kohët e

Kylian Mbappé do të mungojë në cerekfinalen e Champions League kundër Atalantës. Ndërhyrja e tmerrshme e Perrin, gjatë finales së Kupës së Francës mes Psg e St. Etienne, i ka kushtuar rëndë sulmuesit francez: ekzaminimet të cilave i është nënshtruar kanë konfirmuar një shëmbje të kaviljes me ndrydhje të ligamentit të jashtëm. Kohët e rikuperimit, sipas asaj që bëhet e ditur në komunikatën e klubit parisein, janë përcaktuar në tre javë. Ndeshja me bergamaskët është në program në 12 gusht kështu që, përjashto ndonjë mrekulli, Tuchel duhet të bëjë pa një nga yjet e tij.

Mbappé doli në lot nga fusha në Stade de France në minutën e 33' të pjesës ës parë, pasi i shërbeu asist Neymar për golin e parë, që më pas rezultoi vendimtar për trofeun. Situata u duk menjëherë shqetësueses e testet mjekësore e kanë konfirmuar. Nuk është një dëmtim i rëndë, natyrisht, por mjaftueshëm për ta mbajtur jashtë, me shumë mundësi, në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

22 vjecari për më tepër ka qenë një nga liderët e Psg në pjesën e parë të kompeticionit, me 5 gola e 5 asist në 7 prezenca. Në të gjithë sezonin, Mbappe kishte arritur në kuotën 30 gola e 18 asist në 34 prezenca, duke qenë kështu lojtari më vendimtar i skuadrës kryeqytetase.

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.61

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Belinda Balluku thirret në SPAK e shoqëruar nga avokati

“News 24” raportoi ekskluzivisht tri ditë më parë se SPAK kishte zgjatur afatet e hetimit për ish-zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë për korrupsion, pastrim parash e shkelje barazie në tenderë në vlera miliona euro. Këtë të mërkurë është mësuar se ne adresë të ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë është nisur fletëthirrja ku […]

13:56

Me sytë katër

PAPARAZZI