Flash

Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit/ Shefja e SHISH nën hetim në dosjen e AKSHI-t

Tre vjet pas emërimit, gruaja që Rama e cilësoi si një “garanci të plotë” për inteligjencën shqiptare është pezulluar nga detyra dhe vendosur në “arrest në shtëpi” në kuadër të një hetimi të SPAK, i cili lidhet me dosjen për manipulimin e tenderëve të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

21:34

Pandemia rrënon buxhetin vendor, të ardhurat rënie me 37%, shpenzimet me 27%

Lapsi.al 8 July 2020
Pandemia rrënon buxhetin vendor, të ardhurat rënie me 37%,

Bashkitë në të gjithë vendin po kalojnë një situatë të vështirë financiare me rënie drastike të ardhurash dhe mos realizimin shpenzimesh si rrjedhojë e efekteve negative që dha pandemia.

Bilanci i buxhetit bashkiak për periudhën janar-maj 2020 tregon se, të ardhurat kanë shënuar rënie me 37% dhe shpenzimet me 27% në raport me periudhën respektive të vitit 2019, sipas një raporti të fundit të Ministrisë së Financave. Situata e përkeqësuar sinjalizon për një akumulim të ri detyrimesh pushtetin vendor, krahas stokut ekzistues, që ishte 8,2 miliardë lekë në fund të vitit 2019. 

Të ardhurat, rënia vjetore 34 mln euro

Bashkitë në shkallë kombëtare kanë mbledhur të ardhura në masën 7 miliardë lekë për periudhën pesë mujore. Ky rezultat është 4.3 miliard lekë më pak, ose rreth 38 për qind më pak se gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2019.

Në raport me planin e periudhës mosrealizimi është 3.5 miliard lekë ose 33% më i ulët se plani i miratuar për 5 mujorin 2020.

Të ardhurat që sigurojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore për 5 mujorin e parë të vitit nga taksat lokale, siguruan 75.5% të shumës totale të këtyre të ardhurave më 2020.

Duke ju referuar treguesve të detajuar të të ardhurave vendore, rënia në raport me një vit më parë është rreth 47% tek taksa mbi pasurinë dhe rreth 37% në zërin e taksave lokale.

Shuhen investimet vendore

Buxheti vendor për 5 mujorin e parë të vitit 2020, nga të dhënat faktike të thesarit rezulton të jetë realizuar në masën 17.2 miliard lekë, me renie 6.4 miliard nga e njëjta periudhë e një viti më parë ose 27% më pak.

Nga analiza e të dhënave të thesarit vihet re që pjesën më të madhe të kësaj rënie lidhet me situatën e krijuar nga pandemia, e cila kufizoi punët publike në formën e investimeve në njësitë e vetëqeverisjes vendore. Zëri i shpenzimeve për investime ka pësuar rënien më të madhe me rreth 61% më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019.

Shpenzimet e personelit nuk u ndikuan nga pandemia duke pësuar një rritje me rritje 3,2 % në raport me 5 mujorin e 2019. Ministria e Financave argumentoi se rritja e shpenzimeve të personelit më 2020 erdhi si pasojë e transferimit të kompetencave dhe funksioneve nga pushteti qendror dhe si rezultat i nevojës për shërbime urgjente dhe të drejtpërdrejta tek familjet në nevojë nga ana e njësive vendore.

Shpenzimet operative janë realizuar afërsisht në masën 4.4 miliard lekë ose rreth 1.8 miliard lekë më pak se e njëjta periudhë e vitit 2019.

Shpenzimet Kapitale patën rënien më të madhe. Gjatë 5 mujorit të parë të vitit 2020 shpenzimet për investime janë ulur me rreth 4.7 miliard lekë ose 61% më pak se vitin e kaluar në të njëjtën periudhe, si rrjedhojë e bllokimit të ndodhur nga pandemia e COVID-19.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI