Flash

Përfshirja e BE-së në negociatat Kosovë – Serbi, reagon Richard Grenell

Lapsi.al 7 July 2020
Përfshirja e BE-së në negociatat Kosovë – Serbi,

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut.

Grenell thotë se nisma e Evropës ka mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe se është i lumtur teksa sheh evropianët që po organizojnë video-samitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel. Emisari i Trump thotë se pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek organizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”, - ka thënë Richard Grenell.

Emisari amerikan thotë se SHBA ka punuar shumë për të vënë në pah se normalizimi i raporteve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë është hapi i parë i rëndësishëm që çon në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së gjatë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai po ashtu ka thënë se shpreson që evropianët do të bëjnë edhe implementimin e tri marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi thotë se ato janë çelësi për krijimin e vendeve të punës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë punuar fort për të theksuar normalizimin ekonomik të raporteve në mes të palëve, sepse ne besojmë se është hapi i parë e krucial për këtë mosmarrëveshje afatgjatë. Dhe ne shpresojmë që evropianët ta bëjnë prioritet kryesor implementimin e marrëveshjeve për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të arritura më parë. Ne besojmë se këto marrëveshje janë çelësi për krijimin e vendeve të punës dhe për dhënien e shpresës tek popullata e re e rajonit”, ka shtuar Grenell.

Në fund, Përfaqësuesi Special Presidencial i SHBA-së, thotë se asnjëherë s’kanë besuar në një marrëveshje të shpejtë Kosovë-Serbi brenda vitit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grenell thotë se s’kanë menduar asnjëherë për një zgjidhje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë nga vetë fakti që janë fokusuar në çështjen e normalizimit të raporteve ekonomike mes dy vendeve.

Grenell thekson se nëse komuniteti ndërkombëtar dëshiron që të ketë sukses atëherë duhet të vazhdohet me ide të reja dhe kreative, pasi sipas tij populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve.

“Ne kurrë nuk kemi besuar në një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë në një vit zgjedhjesh. Dhe ne kurrë nuk kemi menduar se fokusi ynë i vetëm në normalizim ekonomik do të çojë në një zgjidhje të shpejtë. Çështjet e vështira dhe afatgjate politike do të jenë më të lehta për t’i ballafaquar posa të bëhet përparim në çështjet ekonomike fillimisht. Nëse vërtet duam të arrijmë përparim (progres), atëherë komuniteti ndërkombëtar duhet patjetër të vazhdojë të tentojë ide të reja dhe kreative. Dhe populli i Kosovës dhe ai i Serbisë e meritojnë vëmendjen e plotë dhe të vazhdueshme të evropianëve”, - ka përfunduar Richard Grenell. /Gazeta Express

Të këshilluara

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI