Flash

Afera me inceneratorët/ A do ta mbajë Rama premtimin për të dhënë dorëheqjen (VIDEO)

Lapsi.al 7 July 2020
Afera me inceneratorët/ A do ta mbajë Rama premtimin për të

“Nëse janë 400 milionë euro për impiantet e përpunimit dhe trajtimit të mbetjeve, unë jap dorëheqjen”.

Janë këto fjalë të kryeministrit Edi Rama gjatë një debati në Kuvend për inceneratorët kur brenda tij ishte edhe Partia Demokratike.

Rama shprehej i vendosur atëherë se kostot e ndërtimit të inceneratorëve nuk ishin ato që pretendonte opozita dhe se nuk ishin paguar miliona euro nga paratë e taksapaguesve për kompanitë që administrojnë këto inceneratorë me procedura të dyshimta. Thuhet me procedura “të dyshimta” pasi një investigim i BIRN zbuloi një raport konfindencial auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit për inceneratorin e Sharrës në periferi të Tiranës.

“Sipas studimit të fizibilitetit, totali i kostove të ndërtimit dhe operimit të inceneratorit (të Sharrës) kap vlerën e 430 milionë eurove, ndërkohë që përfitimi nga shitja e energjisë elektrike dhe skrapit vlerësohet respektivisht 133 milionë dhe 78 milionë euro” – thuhet në raport konfindencial auditin e KLSH-së.

Aty thuhet se projekti koncensionar i inceneratorit të Tiranës u prezantua fillimisht si një investim privat me vlerë rreth 140 milionë euro, i cili do të paguhej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

“Por një auditim i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, KLSH në Drejtorinë e Koncesioneve të Ministrisë së Financave në vitin 2019 zbulon se kostot e projektit për taksapaguesin janë gati 3 herë më të mëdha, ndërsa studimi i fizibilitetit për këtë projekt është miratuar nga qeveria në mënyrë ekstra ligjore, pasi projekti nuk ishte i përballueshëm sipas fondeve të buxhetit të miratuara nga Kuvendi” – thuhet në shkrimin e publikuar nga BIRN.

“KLSH ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si institucionet përgjegjëse buxhetore pranuan koncesionin e propozuar nga kompania private, duke injoruar shkallën e lartë të rrezikut që përbën ky projekt për buxhetin e shtetit” – citohet në këtë shkrim që mund ta lexoni të plotë KETU.

Nisur nga premtimi i Ramës i cili tashmë vihet përballë pikëpyetjeve të mëdha të ngritura nga institucione shtetërore të pavarura, ish- deputetja e PD-së Jorida Tabaku thotë se “ka ardhur koha të mbajë një herë të vetme fjalën, të japë dorëheqjen! E ka thënë vetë me zë dhe figurë!?”. ©LAPSI.al

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/295537078311634/

Të këshilluara

Humb jetën një ushtar amerikan në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të hënën mbrëma se një pjesëtar i forcave amerikane që shërbente në kuadër të trupave paqeruajtëse në Kosovë ka humbur...

18:46

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI